Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 15.09.1995

Kam gati denoncime konkrete qe shkojnë deri në majat më të larta

Zef Brozi për “Zërin e Popullit” pas përfundimit të gjykimit në Gjykatën Kushtetuese Eshte teper sinjifikativ fakti që në bisedimet Klinton-Berisha, nje nder pikat ishte edhe pavaresia e gjykatave shqiptare. Kjo deshmon se Klintoni dhe shteti amerikan tashme e dine se ç'ndodh në Shqiperi. Opinioni është se po shkohet turravrap drejt instalimit të një neo-diktature nën petkun e demokracisë, në Shqipëri. Faqe 3
Zef Brozi Klinton Presidentit Berisha Shqipëri

Ne jemi për lidhje serioze të qëndrueshme e jo për deklarime vetëm për kredibilitet personal

Pëllumbi komenton Berishën Vënia mbi baza ligjore e marrëveshjeve të tilla, jo vetëm që do të shpërndante çdo farë dyshimi brenda dhe jashtë vendit, por do t'i bënte ato edhe më të qëndrueshme sepse s'do të ishin më si “dhënie fjale midis xhentëlmenësh”. Faqe 2
Pëllumbi Berishën

Përse lajthiti Presidenti ?

Vëzhgim Midis pyetjeve pikante që gazetarja e CNN i bëri Presidentit Berisha, ishte shqetësimi midis mosmarrëveshjeve me Gjykatën e Lartë (lexo Kasacioni), lidhur me Fatos Nanon. Presidenti Berisha u përgjegj se Fatos Nano u dënua “për shkak të humbjes së milionaëve në ndihmën humanitare italiane”. A u bind gazetarja me këtë shprehje të Berishës, kur të gjithë e dinë se Fatos Nano nuk u dënua për humbjen e kësaj shume, por për përvetësimin e saj në favor të personave të tjerë?! Presidenti, besojmë se din ta bëjë dallimin midis humbjes dhe vjedhjes. Ai e di mirë se Fatos Nano nuk ka vjedhur por para gazetares të një rrjeti kaq serioz e kishte shumë i përdor fjalën vjedhje. Nuk besojmë që fjalët e Berishës të jenë përkthyer gabim. Shprehje të tiji kemi nxjerrë nga RD e datës 14 Shtator 1995. Përse u dënua Fatos Nano në ato tre procese: për humbjen e mallit apo për përvetësim? Biseda e Berishës me gazetaren e rrjetit CNN nuk ishte konfidenciale. Ato e transmetoi TV. Atë e muarën vesh të gjithë. Përse lajthiti Presidenti? Vëzhguesi
Fatos Nanon Fatos Nano Gorbacov

Leksion demokracie...

Nenvizojme Ne faqen dy te gazetes botohet deklarata e sekretarit te shtypit te Shtepise se Bardhe rreth takimit te Presidentve Klinton-Berisha. Ne te, me nje gjuhe te qarte vihet theksi mbi momentet themelore që kane përshkuar bisedimet. Së pari, mbështetja e Shteteve të Bashkuara për një zgjidhje të drejtë të çështjes kombëtare shqiptare. Në këtë deklaratë gjen formulim ideja se SHBA “kanë përkrahur fuqimisht autonominë për popullin e Kosovës dhe se do të vazhdojnë të punojnë drejt këtij synimi”. Kjo është një mbështetje e fuqishme që vjen në një moment kur zgjidhja e përgjithshme e krizës në ish Jugosllavi dikton nevojën e vlerësimit të faktorit shqiptar. Së dyti, Presidenti Klinton vlerësoi “hapat e nevojshme për realizimin e reformave të vërteta që tregut në Shqipëri” duke shprehur “kënaqësinë për rritjen me ritme të shpejta të ekonomisë shqiptare”. Në këtë kuadër u dhanë siguri për vazhdimin e ndihmës ekonomike amerikane me projekte të reja e të preçizuara. Duke përshëndetur pjesmarrjen e Shqipërisë në programin për Partneritet për Paqe, siç del nga Deklarata, synimet amerikane janë të kufizuara. Së treti, qëndrimi që shprehet në Deklaratë për zhvillimet demokratike në Shqipëri përshkohet nga shpresa, por dhe nga rezervat që ka administrata amerikane në këtë fushë. Madje këto thuhen qartë, në formulimin se Presidenti Klinton “shprehu shpresën se Shqipëria... do të ndërmarrë hapa të tjerë për të garantuar shtetin ligjor”. E rëndësishme në këtë kuadër është për kreun e administratës amerikane “fuqizimi i pavarësisë institucionale dhe politike të sistemit juridik shqiptar”. Gjuha me të cilën flasin në SHBA lidhur me zhvillimet politike e institucionale në Shqipëri është larg euforisë së pushtetarëve tanë. Realizimi që tregon administrata amerikane për zhvillimet në Shqipëri tregon se atje ndihet dhe ndiqet gjendja e punëve në vendin tonë hap pas hapi. Kjo është e natyrshme në shoqëri të hapura demokratike, prej të cilave vijnë mesazhet e qarta se ka rezerva për shpërdorimin e pushtetit politik në dëm të demokracisë e pushtetit shqiptar, në mënyrë të veçantë për presionin që ushtrohet ndaj nështrimit të pushtetit gjyqësor. Kështu mund të kuptohet shpresa që shpreh vetë Klinton për vazhdimin e reformave apo kërkesa që shtron ai për hapa të tjerë për të garantuar shtetin ligjor, përmes fuqizimit të pavarësisë së sistemit juridik shqiptar. Sado që deklarata e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë lidhur me takimin Klinton-Berisha ruan elementët e gjuhës së diplomacisë, gjithkush e kupton se Presidenti shqiptar mori një leksion demokracie në kohën e duhur në Shtëpinë e Bardhë. Është herët të shprehim opinionin se me çfarë serioziteti do të realizohen vërejtjet që ka administrata amerikane nga pushtetarët tanë. Por një gjë dihet me siguri: Në Uashington janë të interesuar për një Shqipëri ku të mos ketë tension e dhunë politike mbi opozitën, ku të ketë pavarësi të pushteteve dhe besim në ndërtimin e demokracisë, të ekonomisë së tregut dhe të shtetit ligjor.
Klinton Presidentit Berisha Shqiptar Shqipëri Kosovë Ish Jugosllavi Uashington